-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lobimi 6 mln $ i PD/ Rama: Pse duheshin kaq para, këta a kanë Trumpin?

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot kontratën e lobimit të PD-së në Amerikë me një vlerë prej 6 milionë Dollarë.

“Kontratë patriotike dhe kanë grumbulluar 6 milionë dollarë për të pastruar damkën e bufit të kënetës, të SHBA për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë. Pse duheshin 6 mln dollarë nëse kjo damkë ishte e një komploti të Soros me mua dhe duke shfrytëzuar vulën e SHBA?

Pse duhej kjo kontratë dhe këto 6 mln dollarë për të vënë në vend një padrejtësi kaq të madhe që u tha se sapo të vinte në pushtet presidenti Trump? Pse duhej kjo kontratë, e cila është ku e ku më e lebetitshme se ajo e Lulit të shkretë që u bë copash për të justifikuar 500 mijë dollarë fantazëm.

Edhe ai kështu tha, disa patriotë për ato paratë të lidhura me Rusinë. Po 500 mijë kurse këta janë 6 mln dollarë, ku pjesë e zjarrit patriotik është edhe sjellja e Latifit në Tiranë për t’i vënë kapelën e bufit në kokë. Një kapele në kokë qe të duket si Trump por versioni më qesharak i mundshëm.

Latifi ka marrë pjesën e tij në ato 6 mln dollarë, që kanë dalë nga barku i kënetës dhe që synojnë të realizojnë atë që na u tha se ishte tanimë një gjë e realizuar.”, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit