Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me të rinjtë në Fier u kërkoi që të votojnë që ta dërgojnë Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Rama kërkoi angazhimin e të rinjve që të votojnë Partinë Socialiste në fletët e votimit. Kryeministri thekosi se vota e 11 majit është brenda profecitë e Skënderbeut.
“Si asnjëherë më parë PS, nuk ka pasur dhe sot ka një skuadër që është më e reja në fletën e votimit dhe këtu në Fier, një vajzë dhe një djalë që vijnë nga radhët tuaja nuk janë në listën e deputetëve, por janë tanimë 2 deputetë të rinisë së qarkut Fier në Kuvend. Asnjëherë më parë PS nuk ka kërkuar, siç e kërkon më 11 maj angazhimin, fuqinë e të rinjve.
Jo si socialistë dhe demokratë, por si shqiptarë europianë, të gjithë së bashku. Cilido që do vijë me ju në 11 maj në kutinë e votimit dhe së bashku me ju do zgjedhë PS, duke e vënë votën në qendër të fletës, do e kujtojë 11 majin si ditën kur dha një dorë me votën për Shqipërinë zonjë në familjen e përbashkët europiane. Vota e 11 majit është më shumë se vota për sot nesër. Ka brenda profecinë e Skënderbeut.”, tha Rama.