Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët në Patos ku u shpreh se 11 maj është dita e takimit me historinë. Rama tha se Patosi gjithmonë ka mbështetur Partinë Socialiste. Ai theksoi se me 11 maj Shqipëria nuk do të zgjedhë forcat politike por anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Patosi nuk na e ka kursyer asnjëherë mbështetjen, asnjëherë si sot nuk janë mbledhur në këtë shesh për të na pritur dhe mbështetur që deri në 11 maj.
Mjaft më si një popull i trajtuar si të huaj në Evropë, është koha të hymë në shtëpinë e bashkuar europiane. Këtë kohë e kemi sjellë me shumë përpjekje, por nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE por është edhe BE që do që Shqipëria të hyj në shtëpinë e tij. 11 maji nuk është dita e zgjedhjeve, çdo zgjedhje ka një rol të rëndësishëm në zhvillimin e vendit por ndonjëherë zgjedhjet nuk janë vetëm ballafaqim forcash politike, por të jenë një takim me historinë.
Në 11 maj, Shqipëria nuk do të zgjedh mes forcash politike, por do të zgjedh mes vendit në BE dhe alternativës tjetër të kthimit pas përsëri.”, tha Rama.