Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me gratë dhe vajzat në Roskovec tha se deri në vitin 2030 paga minimale në Shqipëri do të arrijë në 650 euro. Rama tha se paga minimale sot është 400 euro dhe në janar të 2026 do të jetë 500 euro.
“Paga minimale sot është 400 euro, në janar të 2026 do jetë 500 euro. Objektivi është që në Shqipërinë 2030, paga minimale do jetë 650 euro. Paga mesatare në sektorin publik ishte 320 euro në 2013, sot është 848 euro, me të dhënat e fundit, paga mesatare është 2.6 herë më e lartë.
Bizneset e vogla, deri në 100 mijë euro, kanë taksë zero. 66 milionë euro i merrte shteti, duke i bërë uljen e taksës dhe TVSH në zero, këto 66 milionë euro në vit janë shpërndarë nga bizneset. Për bizneset deri në 140 mijë euro, edhe për to, 58 milionë euro në vit, nuk i ka marrë shteti, por ua ka lënë atyre”, tha Rama.