Presidenti ukrahinas Volodymyr Zelenksy ka akuzuar Vladimir Putin për një tjetër përpjekje manipulimi, pasi ky i fundit shpalli një plan për ndalen e përkohshme të luftimeve në Ukrahinë gjatë tri ditëve të muajit të ardhshëm.
Sipas njoftimit të djeshëm nga Kremlini, armëpushimi do të nisë në mesnatën e 8 majit dhe do të zgjasë deri më 10 maj, në përputhje me festimet e 80-vjetorit të përfunfimit të Luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë Zelenksy ka vënë në dyshim arsyet e kësaj inciative, duke sugjeruar se ajo nuk buron nga dëshira për paqe, por është thjesht një përpjekje për të siguruar një periudhë qetësie gjatë paradës së 9 Majit në Moskë.
“Ne në Ukrainë nuk kemi dashur kurrë asnjë sekondë të kësaj lufte dhe gjithmonë kemi thënë se jemi të gatshëm të punojmë sa më shpejt të jetë e mundur me të gjithë partnerët që mund të ndihmojnë në vendosjen e paqes dhe garantimin e sigurisë”. Rusia vazhdimisht ka hedhur poshtë gjithçka dhe vazhdon të manipulojë botën, duke u përpjekur të mashtrojë SHBA-në. Tani edhe një herë, një tjetër përpjekje për manipulim: për ndonjë arsye, të gjithë duhet të presin deri më 8 maj para se të ndalojnë zjarrin vetëm për t’i siguruar Putinit heshtje për paradën e tij. Ne vlerësojmë jetët njerëzore, jo paradat,” u shpreh ai.
Zelenskyy theksoi se nuk mjafton një armëpushim i përkohshëm, por kërkohet një ndalesë e plotë e dhunës.
“Kjo është arsyeja pse ne besojmë dhe bota beson se nuk ka arsye për të pritur deri më 8 maj.
Ai përfundoi duke theksuar se një armëpushim i vërtetë duhet të zgjasë më shumë dhe të jetë pa kushte.
“Duhet të jetë i menjëhershëm, i plotë dhe pa kushte për të paktën 30 ditë për t’u siguruar që është i sigurt dhe i garantuar.”