Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me qytetarët në Fier dhe ka denoncuar rritjen e taksave dhe tarifave vendore. Bardhi shprehet se fierakët përballen me zhgënjimin nga premtimet e pambajtura të qeverisë.
Ai thekson se me 11 maj do të ndërtohet një e ardhme më e mirë për çdo familje. Gjithashtu u bëri thirrje që të mos votojnë për Partinë Socialiste dhe Belinda Ballukun.
“Votuesit më besnikë të PS nuk e meritojnë arrogancën e bandës së Belinda Ballukut në Fier. Nuk e meritojnë as keqtrajtimin shumëvjeçar, duke i konsideruar si votues që i kanë në xhep.
Këtë vit bizneseve fierakë i ka shkuar për të paguar më shumë taksa dhe tarifa vjetore lokale, edhe pse xhiro ka rënë në mënyrë dramatike. Dërrmimi i biznesit me taksa të larta e gjoba korruptive nxit shpopullimin dhe shton varfërinë. Tallja 12 vjeçare do t’u kthehet kundër, sepse fierakët do të votojnë për ndryshimin.
Në 11 Maj, së bashku, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo familjei!”, shprehet Bardhi.