-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha nga zona e Astirit: Angazhimi juaj po jehon në Europë dhe botë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputetë në njësinë numër 14 në Tiranë. Berisha foli për rezolutën që u nënshkrua për për Partinë Demokratike.

“Së pari përshëndetjet më të përzemërta ju sjell ju qytetareve dhe qytetarëve të Astirit, të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë nga Kongresi i Partisë Popullore Europiane në të cilin u fol për ju më shumë se për të gjithë të tjerët.

Në Valencia 2 mijë delegatë që përfaqësonin 86 parti të qendrës së djathtë nga të cilat janë 14 kryeministra në Europë, votuan njëzëri rezolutën në mbrojtje të votës tuaj.

Votuan rezolutën në të cilën dënohej me ashpërsinë më të madhe Edi Rama.

Votuan rezolutën në të cilën i jepet mbështetja më e fuqishme opozitës shqiptare dhe PD-së.

Ju jepet ju mbështetja më e madhe që keni pasur ndonjëherë që nga themelimi i kësaj partie.

Miq, qëndresa juaj, angazhimi juaj, përmbysja që po i bëni narkodikaturës, po jehon në Europë dhe në botë.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit