Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Elbasan në vendin e quajtur si Vidhas.
Në aksident janë përfshirë dy makina, ku si pasojë është lënduar njëri nga shoferët dhe pasagjerja. Çifti i bashkëshortëve janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Mësohet se njëri nga makinat kishte ndaluar për furnizim në karburant dhe pasi ka tentuar të rikthehet në rrugën automobilistike është përplasur me mautomjetin tjetër që po vinte me shpejtësi në drejtim të Elbasanit. Ndërkohë policia po vijon punën për të zbardhur rrethanat e plotë të aksidentit.