Kryeministri Edi Rama në rubrikën Sy m’Sy ka folur për urën e Kukësit. Rama u shpreh se kjo është ura e madhe e Kukësit dhe ndihet krenar për veprat dhe punët e mira që ka sot Shqipëria. Kryeministri tha se sot PBB është 25 miliardë euro dhe në Shqpërinë 2030 do të jetë 35 miliardë euro.
“Nuk di ku është mburrja se aty është shkruar thjesht ura e madhe e Kukësit. Të duket mburrje se është e bukur ajo ura, dhe të duket sikur kur sheh urën ndihesh si përpara dikujt që mburret, por skam mburrje. Jam krenar që kemi bërë vepra dhe punë të mira dhe të mëdha saqë sot Shqipëria e ka prodhimin e përgjithshëm kombëtar dy herë e gjysmë më të lartë se sa e kishte. Kishte një PBB më pak se 10 mld euro, sot e ka 25 mld euro. Dhe projeksioni për Shqipërinë 2030 është 35 mld euro. Ky është fakt dhe jo opinion. Kjo është Shipëria sot krahasimisht me Shqipërinë kur ne morën detyrën. Këto nuk janë as llafe, as 3D, as fushata e mitingje por të vërteta shumë kokëforta të transformimit ekonomik të këtij vendi”, tha Rama.