Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste është e vetmja forcë, që ashtu sikur bëri me drejtësinë do të bëjë edhe për integrimin.
“Këtë nuk do e bëjë këneta me bufin që i fiket llampa në çdo 3 minuta dhe do gjenerator. Ku t’ia gjejmë gjeneratorin? Apo me këto “partiçkat e reja” që të re kanë vetëm moshën e kryetarëve të tyre.
Ju në qarkun e Beratit e kujtoni çfarë keni hequr nga një “parti e re” që nuk e zinte vendi dhe kishte oreksin më të madh se sa kishte stomakun deri sa i plasi stomaku. Ama pasojat i paguat ju. Rilindasit tanë na thanë se dielli për shqiptarët lind andej nga perëndon.
Ne kemi humbur trenin e historisë në të shkuarën, por sot duhet ta kapim atë, të investojmë votën për Shqipërinë europiane dhe të përmbushim profecinë e Gjergj Kastriotit”, tha ai.