Kreu i Partisë Demokratike, Sali Bersiha gjatë takimit me fermerët në Dimal u ndal edhe tek skandali i salmonelës.
Berisha tha se nga salmonela u sëmur edhe kryeministri Edi Rama dhe përfundoi në spital. Sipas tij Rama u sëmuar nga salmonela e deputetit socialist Vullnet Sinës.
“Për salmonelën nuk ka asnjë të akuzuar sepse është socialist, është deputet. Nga salmonela u sëmur edhe Edi Rama, shkoi në spital. I turpëruar nga mjekët, u tha e kam nga breshka. E kish nga salmonela e Vullnet Sinës. Big Market i shiti. Vullnetin e ka sponsorizues”, tha Berisha.