Një 37-vjeçar është arrestuar në Astir, pasi po lëvizte në këmbë dhe mbante në çantë një armë zjarri pistoletë me fishek në fole. 37-vjeçari David Simoni, banues në Lezhë ishte i dënuar edhe më parë për vjedhje.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.