-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama dhe Balluku po kryejnë krime kundër njerëzimit

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike, duke i cilësuar veprimet e tyre si “krime kundër njerëzimit”.

Në një takimi elektoral në Fier, Berisha i ka sulmuar ashpër liderët e qeverisë për menaxhimin e dobët të burimeve shtetërore, duke theksuar se ata po shpërdorojnë paratë publike për luks personal, ndërkohë që qytetarët, sidomos ata në nevojë, po vuajnë për shërbime dhe produkte bazë.

“Edi Rama dhe Belinda Balluku që plaçkisin dhe grabisin, ju pensionistëve, rrogëtarëve, mësuesve, mjekëve dhe naftëtarëve, i grabisin miliarda euro dhe pastaj bëjnë fushatën ‘alla Zegjineja’. Ju jeni me ne, sepse nuk mund të mohoni se të trajtosh pensionin me një pension që nuk siguron as kafshatën, nuk blen dot ilaçet, është krim.” – tha Berisha.

Kreu i PD-së ka theksuar se ndodhitë tragjike, si mungesa e ilaçeve në spitalet onkologjike, janë të papranueshme dhe përshkruan si “krim” sjelljen e ministrave që investojnë në luksin e tyre personal. Sipas tij, rasti i Belinda Ballukut, e cila shpenzon shuma të mëdha për automjete luksoze, është një shembull i qartë i shpërdorimit të fondeve publike, ndërkohë që qytetarët dhe pacientët po luftojnë për të mbijetuar.

“Të lësh të sëmurët në spital onkologjik pa ilaçe dhe të lash makinën me 10 mijë euro, siç bën Belinda Balluku, është krim. Asnjë fierak nuk mund të jetë me ata që kryejnë krime kundër njerëzimit.”

Berisha përfundoi duke u bërë thirrje fierakëve të refuzojnë këtë model qeverisës dhe të mbështesin PD-në, e cila, sipas tij, do të punojë për të sjellë ndryshimin dhe të mbrojë qytetarët e zakonshëm nga abuzimet e pushtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit