Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë përmbyjes së takimit elektoral në Has premtoi se do të hiqet taksa e Rrugës së Kombit. Berisha gjithashtu premtoi se do të rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve.
“Javën e parë, taksa Rama hidhet në Drin. Nuk do të paguani më kurrë taksë për të ardhur në Tiranë, dhe jo por 2. Ta dinë mirë, javën e parë ato zhduken nga autostrada.
Rrogat mesatare do të rriten në 1250 euro, rrogat e mjekëve dhe infermierëve do të dyfishohen. Fermerët e Hasin do të marrin të njëjtat subvencione si ata në Maqedoni e Kosovë”, tha Berisha.