-sidi education-spot_img
26.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sërish dështim në parlamentin e Kosovës

Kryesoret

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur as këtë herë të konstituohet, duke shënuar dështimin e njëmbëdhjetë me radhë për zgjedhjen e kryetarit të tij. Mungesa e konsensusit mes partive politike vazhdon të mbajë të bllokuar procesin parlamentar.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga partitë opozitare që të japin emrat për përbërjen e komisionit përgjegjës për procedurën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Por ftesa e tij nuk mori mbështetjen e nevojshme, pasi partitë si PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe refuzuan të përfshiheshin.

Shkaku kryesor i ngërçit mbetet mënyra e votimit. Opozita kundërshton propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje, që insiston që zgjedhja të bëhet përmes një votimi të fshehtë – një praktikë që, sipas tyre, nuk siguron transparencë dhe mund të përdoret për presion politik.

Në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm 111 deputetë, por prania nuk u shoqërua me përparim. Seanca e radhës është caktuar për të mërkurën, në orën 10:00, ku pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim qëndrimesh nga palët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit