-sidi education-spot_img
29.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Florenc Çapja mbetet në burg përjetë

Kryesoret

Florenc Çapja, një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri dhe më gjerë, është lënë në arrest me burg nga gjykata ditën e sotme, pas ekstradimit të tij nga Dubai më 2 maj.

Çapja, i njohur për lidhjet e tij me aktivitete kriminale, është një figurë kyçe në grupin kriminal të Elbasanit. Ai është i dënuar me burgim të përjetshëm për porositjen e një vrasjeje të dyfishtë dhe është akuzuar për një varg ngjarjesh të rënda, përfshirë vrasje dhe aktivitete kriminale ndërkombëtare.

44-vjeçari mbërriti në Shqipëri më 2 maj, kur u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe tashmë është nën akuzën e SPAK dhe Gjykatës së Elbasanit për tre vrasje të porositura. Ai dhe xhaxhai i tij, Ardian Çapja, kreu i grupit të njohur të Çapjave, janë të dënuar për vrasjen e Nezirit dhe Gentian Beqirit në vitin 2012, një ngjarje që i solli atij burgimin e përjetshëm pas një vendimi të formës së prerë nga Apeli i GJKKO.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit