-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Me 12 maj, Durrësi gdhin i tëri fitimtar dhe i pamposhtur

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me qytetarët u shpreh se me 12 maj Durrësi do të gdhihet i tëri fitimtar dhe i pamposhtur.

Berisha tha se Durrësi do të ndahet nga e keqja që ka kapur Shqipërinë dhe që i ka varfëruar shqiptarët. Ai theksoi se programi i Partisë Demokratike ka si zotim që ti kthejë kombin rinisë shqiptare.

“Durrësi i shekujve dhe mijëra vjeçarëve, i qytetarëve të mrekullueshëm, kam bindjen më të thellë se më 12 maj gdhin i tëri siç është në shpirt, fitimtar, virtuoz, i pamposhtur.

Më 11 maj ne ndahemi nga një lëngatë, nga një e keqe që kaploi Durrësin dhe Shqipërinë, që i varfëroi shqiptarë dhe që i largoi ata nga Shqipëria.

Miq, sot 21% e familjeve shqiptare nuk ushqejnë me tre vakte familjet e tyre. Sot 740 mijë burra dhe gra marrin një pension qesharak dhe të papërfillshëm. Sot bizneset shqiptare dhe fermat jetojnë në pasiguri të plotë. Sot pasiguria ka poshtuar pothuajse çdo votër.

Programi ynë ka një zotim solem, ti kthejë kombit rininë e tij. Të kthejë Durrësin dhe kombin në moshën e rinisë. Ndaj jam këtu sot për të shpallur për mbarë të rinjtë shqiptarë, se pakti kombëtar për rininë do të jetë udhërrëfyesi ynë”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit