-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I tha gazetarit ‘u djegsh në incenerator’, Berisha për Ramën: Kush të digjet?

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët në Berat ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Rama.

Kryeministri në një intervistë i është përgjigjur gazetarit për 130 milionë eurot e djegësit të Tiranës duke i thënë “u djegsh në incenerator”.

“Çfarë i thoshte mbrëmë Edi Rama gazetarit?

Kur gazetari e pyeste; ‘po ai inceneratori 130 milionë euro nuk ekziston dhe paratë janë zhdukur”’ I thoshte gazetarit u djegsh në incinerator. Kush të digjet? Gazetari që bëhet avokati juaj dhe i shtron një pyetje, apo ai që ka vjedhur taksat tuaja. Urdhëroni çfarë përgjigje jep.

Çfarë kuraje ka, tha u djegshi në incinerator. Sikur incenerator ishte një gjë, jo 130 milionë euro. 812 mijë pensione. O miq, 812 mijë pensione janë 130 milionë euro. Apo tjetra, për të larë prapanicën e makinës 10 mijë euro në muaj. Fëmijët tanë vdesin për ilaçe.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit