Prokuroria e Posaçme ka vendosur që të mos nisë procedimin penal për kandidaten e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Zegjine Çaushin për korrupsion zgjedhor.
Kallëzimi ndaj saj është bërë nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka. Vendimi për të mos nisur procedimin është firmosur nga kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Sipas Prokurorisë së Posaçme nuk vërtetohen pretendimet e Partisë Demokratike se kandidatja socialiste Zegjine Çaushi ka konsumuar veprën e krimit zgjedhor të korrupsionit pasiv.