Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat për Klevis Ndrecën dhe Daniel Gjeloshin, të cilët u arrestuan në lidhje me përplasjen me armë në Laç.
Në atë ngjarje ka mbetur i vdekur Gerald Bitri, si dhe u plagosën katër të tjerë, mes ytre edhe një shitëse ambilante e cila nuk kishte lidhje me përplasjen.
Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm Klevis Ndreca, ndërsa Daniel Gjeloshi është në spital nën kujdes të mjekëve dhe u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës.
Pas shqyrtimit të materialeve dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari Lirim Buluca e konsideroi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe caktoi masën “arrest me burg” për veprat penale të “vrasjes” dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.