Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me qytetarët e Fierit. Rama u shpreh se Fieri është kryeqyteti i socialistëve. Ai theksoi se Partia Socialiste ka si mison që ta mbajë Shqipërinë dhe ta ngjisë në fund në majë, ku do të përmbushet profecia e Skënderbeut.
“Dua ti drejtohem barrës tuaj të madhe, si kryeqyteti i socialistëve, dua të shpërndahet nga këtu fryma e një fitoreje të paparë. deri më sot.
PS mund të ketë bërë shumë gabime në rrugën e saj, ska qenë e përsosur, por ajo ka 2 gjëra që nuk thotë njeri që si ka.
Kjo parti është më e madhja në Shqipëri. Nuk e ka cënuar kurrë interesin kombëtar. Forca më kuqezi e Shqipërisë. PS ka misionin ta mbajë Shqipërinë, ta ngjitë deir në fund në majën ku ne do të shlyejmë amanetin e të parëve tanë.
Në majën ku do të përmbushim profecinë e Skënderbeut që përcaktoi se fati i stërnipërve të tij është Evropa. Do vëmë në majë amanetin e rilindësve që e lanë të shkruar se dielli lind andej nga perëndon.”, tha Rama.









