-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha thirrje emigrantëve: Ejani dhe votoni të dielën me 11 maj

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën për mediat ka folur në lidhje me problemet që janë krijuar me zarfet e fletëve të votimit të emigrantëve shqiptare.

Berisha i bën thirrje shqiptarëve të diasporës që të vijnë dhe të votojnë në Shqipëri.

“Së pari një mesazh për diasporën shqiptare, e cila ka qenë shpirti i kësaj fushate elektorale. Thirrja ime është, cilido prej tyre, që mund të vijë të votojë me datën 11 Maj, i bën një shërbim historik vendit dhe kombit të tij.

11 Maji është dita përcaktuese e të ardhmes së kombit shqiptar.Qindra mijëra emigrantë u regjistruan për të votuar, por një çrregullim i organizuar u konstatua në dy vende me postën, e cila ka një emër autoritar, të mirë, por që shfaqi parregullsitë më të mëdha.

Kjo, uroj dhe shpresoj, të mos dekurajojë, por përkundrazi, të nxisë çdo qytetar shqiptar jashtë vendit që mund të vijë këto dy ditë dhe të votojë në qendrat e votimit, do ishte një shërbim i jashtëzakonshëm, një rast unik që u jepet për t’i shërbyer vendit.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit