Ditën e sotme dy partitë kryesore do të mbyllin fushatën elektorale që nisën me 11 prill. Partia Socialiste do të bëjë mbylljen e fushatës sot në orën 19:30 në fushën pranë Parkut Olimpik.
Ndërsa Partia Demokratike në orën 19:00 do të zhvillojë takimin përmbyllës në Bulevardin e Ri. Ndërsa partitë e reja mbyllën fushatën ditën e djeshme duke kërkuar rrotacion dhe ndryshimin e Shqipërisë.
Ndërkohë ditën e dielë me 11 maj do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe të gjithë qytetarët do të drejtoohen drejt qendrave të votimit.