-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi i një bombole gazi në Fier

Kryesoret

Një shpërthim i fuqishëm i një bombole gazi ka ndodhur në Fier, duke shkaktuar një situatë të rrezikshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, në lagjen “Konferenca e Pezës”, ku shpërthimi ka plagosur pronarin e banesës, i cili është transportuar në spital për trajtim.

Pas shpërthimit të parë, kur në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e policisë dhe ato zjarrfikëse, ka pasuar një shpërthim i dytë, duke shkaktuar plagosjen e dy punonjësve të policisë dhe një punonjësi të zjarrfikëses. Të tre ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka njoftuar se po punon me grupin hetimor për të zbardhur rrethanat e plota të shpërthimit dhe shkakun e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit