Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli në një deklaratë për mediat ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë. Topalli u shpreh se qytetarët kanë mundësi të kthehen në promovues të një kthese historike.
Gjithashtu ka falenderuar shqiptarët që kanë ardhur nga jashtë për të votuar sot.
“Kanë mbetur edhe 2-3 orë dhe fjala kyçe në të tilla raste është votoni, votoni, votoni. Mos nënvlerësoni zërin tuaj, ju keni edhe një fuqi më të madhe nga sa mendoni. Dyert e votimeve janë të vetmet dyer që hapen një herë në katër vite. Atë ditë, siç është sot, keni mundësi dhe mund të ktheheni në promovues të një kthese të madhe historike. Hyni te ajo derë. Votoni sepse vota nuk është vetëm e drejtë, por edhe përgjegjësi”, tha Topalli.