Në Qarkun e Vlorës, janë numëruar deri tani 167 qendra votimi nga 449, ku Partia Socialiste kryeson me 19,187 vota, që përbëjnë 57.6% të totalit. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore renditet i dyti me 9,641 vota (28.9%). Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet është i treti me 1,968 vota (5.9%).
Partitë e tjera kanë marrë rezultate më të vogla, si Partia Mundësia me 1,213 vota (3.6%) dhe Partia Socialdemokrate me 602 vota (1.8%).