-sidi education-spot_img
18 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arben Malaj: Lart, më lart, o shokë, flamuj e partive!

Kryesoret

Lart, me lart, o shokë, flamuj e partive!

Lart, me lart, o shokë, flamuj të Babezëve!

Lart, me lart, shokë, flamujte e varferive!

George Uashingtoni ishte burrë shteti, jo udhëheqës partie. Kur ne 1796 GWt iu kërkua të vazhdonte për një mandat të tretë, Presidenti Uashington tha: “Nuk e mposhtja një mbret për t’u bërë vetë mbret”.

Modelet pozitive injorohen. Modelet e dështuara po sundojne popujt.

Pas zgjedhjeve të vitit 2025, mos i akuzoni udhëheqësit e partive se nuk u ngritën kurrë mbi këtë status duke mos u bërë kurrë burra shteti.

JO, ata nuk janë fajtorë, sepse janë viktima të instinkteve frojdiane të parave dhe pushteteve absolut dhe të përjetshëm.

Ne, votuesit, jemi përgjegjës që nuk e ndryshuam vendin tonë pozitivisht. Ne jemi emi shumica absolute pa aspak atdhe-dashuri pa angazhim për të mbrojtur demokracinë.

Ne jemi thjesht udhëheqës-dashës që, edhe pse jo vetem  votojmë për herë të parë, u japim autokratëve tanë mandate dhe pushtet të pafund.

Le të mos fshihemi si strucët, ata nuk janë përgjegjës për varfërimin material dhe shpirtëror.

Jo, ne jemi ata që jemi të nënshtruar, të rehatshëm dhe kur varferia shpirterore, psiokologjike, ekonomike dhe financiare na na vret perdite dhe me shume. Shikoni gjithe indekset nderkomebtare.

Pas zgjedhjeve, pa një zgjidhje, pas zgjedhjeve është e vërtetë se do të vazhdojmë të jetojmë në një demokraci hibride në përkeqësim.

Ky është një mësim nga historitë politike të shumë vendeve në botë.

Sa më gjatë të qëndrojnë të njëjtët individë në qeveri apo edhe në opozitë, aq më shumë përkeqësohet performanca e tyre dhe aq më i madh është rreziku i rrëshqitjes në autokraci.

Por ne jemi një “vend me fat”. Kemi arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Në 15-16 Maj 2025, të gjithë udhëheqësit nga e gjithë Evropa do të na nderojnë me pjesëmarrjen dhe fotot e tyre.

Nuk jemi në vitin 1912 dhe as në vitet 1945-1990, kur ishim vendi më i mbyllur në botë, dhe ishte një festë kombëtare kur vinin Sihanouk ose udhëheqës nga vendet e botës së tretë.

Pse gjithë ky marketing dhe kur nuk merren vendime apo rekomandime në këto takime?

Ata thjesht takohen dhe diskutojnë ide, trende zhvillimi apo mundësi për zgjidhjen e konflikteve të përgjakshme që rishfaqen në Evropë pas 80 vjetësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit