Mbrëmjen e sotme kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar në lidhje me denoncimin e Partisë Demokratike për manipulim votash në KZAZ nr. 40.
Celibashi garantoi se KQZ do të vendosë në dispozicion të gjitha materialet e nevojshme për të gjitha subjektet politike, përfshirë pamjet e kërkuara nga Partia Demokratike.
“Nëse kjo ka ndodhur, jemi përpara një vepre penale,” tha Celibashi.
Ai shtoi se “Është rasti për të pasur atë fokus që duhet, për t’i dhënë përgjigjen e merituar këtij rasti, nëse provohet se ka ekzistuar fenomeni i ‘trenin bullgar’, i futjes së fletëve të votimit nga jashtë dhe nxjerrjes së fletëve të vërteta te ai që ka sponsorizuar këtë gjë.”