Mbyllet numërimi edhe në bashkinë e Vlorës dhe Mallakastrës. Socialistët kanë nisur festën, pasi kanë deri tani 8 mandate të sigurta, ndërsa demokratët katër mandate.
Është mbyllur numërimi edhe në Mallakastër. Këtë bashki e ka fituar Partia Socialiste, që ka mundur të mbledhë 8980 vota. Partia Demokratike ka marrë 2255 vota.