-sidi education-spot_img
13 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas humbjes në Fier, reagon Bardhi: Falenderim, me zemër të thyer

Kryesoret

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetin e tij social në lidhje me humbjet në këto zgjedhje.

Bardhi i ka falenderuart të gjithë demokratët dhe ata që kanë votuar Partinë Demokratike. Ai thekson se do të qëndrojnë të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë.

“Një falenderim zemre

Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!

Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!”, shprehet Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit