Në Lezhë Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka përmbysur rezultatin dhe ka kaluar në avantazh ndaj Partisë Socialiste. Sipas të dhënave të fundit, PD-ASHM ka siguruar 29,692 vota, ose 44.6% të totalit, duke dalë forcë e parë.
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) renditet e dyta me 28,418 vota, që përfaqësojnë 42.7% të votave të përgjithshme.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka mbajtur vendin e tretë me 3,802 vota, që përbëjnë 5.7% të totalit.
Pjesëmarrës të tjerë janë: Partia Mundësia me 1.1%. Përkatësisht, Lëvizja Bashkë dhe partitë e tjera kanë siguruar rezultate më të vogla.
/5pyetjet.al