Ditën e dielë me 11 maj, shqiptarët kanë votuar për zgjedhjet parlamentare.
Nga numërimet e votave deri tani dhe sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, Partia Socialiste fiton 82 mandate deputetit, Partia Demokratike 52 mandate deputeti.
Ndërsa e treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon tri mandate. Më pas vijnë Nisma Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia dhe Lëvizja Bashkë me nga 1 mandat.