Aida Hajnaj nuk do të jetë pjesë e procedurës për riemërimin në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndonëse kishte shprehur interes për të vijuar mandatin e dytë në këtë detyrë.
Arsyeja lidhet me faktin se ajo nuk ka dorëzuar dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar nga Komisioni i Përzgjedhjes, i cili përfundoi më 7 maj.
Mungesa e dokumenteve përbën një pengesë procedurale që mbyll automatikisht rrugën e riemërimit të saj.
Në vijim, pritet që SPAK të shpallë zyrtarisht konkursin për emërimin e drejtuesit të ri të BKH-së.