Me 5209 nga 5225 kuti të numëruara, procesi i zgjedhjeve të së dielës është drejt përfundimit dhe tashmë rezultati është thuajse i plotë. Partia Socialiste e Shqipërisë ka dalë forcë e parë në shkallë kombëtare, duke siguruar 775,226 vota ose 52.3% të totalit.
Në vendin e dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 503,593 vota ose 33.9%. Ndërkohë, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet zë vendin e tretë me 56,036 vota, që përbën 3.8% të rezultatit.
Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 48,352 vota (3.3%), e ndjekur nga partia Mundësia me 45,766 vota (3.1%) dhe Lëvizja Bashkë me 22,311 vota (1.5%).