-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritje e sulmeve kibernetike dhe luftë kundër piraterisë

Kryesoret

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka evidentuar rritje të ndjeshme të tentativave për sulme kibernetike gjatë vitit 2024, me theks të veçantë tek mashtrimet e njohura si “phishing”, të cilat synonin vjedhjen e të dhënave personale dhe mashtrimin financiar të qytetarëve.

Sulmet ishin të përqendruara kryesisht përmes faqeve mashtruese që imitonin institucione të njohura si Posta Shqiptare apo banka të nivelit të dytë. Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), AKEP ndërhyri për bllokimin e domain-eve dhe IP-ve me përmbajtje të dëmshme.

Ndërkohë, një tjetër fokus i vitit ka qenë lufta kundër piraterisë online. AKEP raportoi inspektime në rreth 70 operatorë të komunikimeve elektronike në të gjithë vendin, ku janë marrë 13 masa administrative për shkelje të ligjit për të drejtat e autorit dhe është bërë bllokimi i faqeve që shpërndanin përmbajtje të paligjshme si filma, seriale, muzikë dhe transmetime sportive.

Pozitivisht, gjatë vitit 2024 nuk është raportuar asnjë incident kibernetik nga sipërmarrësit, çka tregon një përmirësim të qëndrueshmërisë digjitale në sektorin e komunikimeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit