Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa u shpreh se nëse Shqipëria do të vazhdojë në këto rezultate mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian më para vitit 2030. Costa nënvizoi se e gjitha varet nga puna e Shqipërisë.
“Nuk po kërkoj ndonjë datë magjike. Do të shohim arritjet e Shqipërisë dita ditës. Pse jo më parë? Pse jo para 2030.
Nëse vijon me këto rezultate është e mundur të jetë anëtare para 2030. E gjitha varet nga ju. Këtë mesash kam për ju, në muajt në vijim jam i sigurtë se do bëni një punë të shkëlqyer dhe kur të vi viti tjetër, nuk do jetë më këtë pyetje. Shqipëria do të bëhet shtet anëtar së shpejti.” tha Costa.