-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasje mes dy të rinjve në Durrës, një i plagosur me thikë

Kryesoret

Një konflikt mes dy të rinjve në qytetin e Durrësit ka degjeneruar në dhunë fizike, duke çuar në plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 8, pranë drejtorisë vendore të Policisë.

I lënduari, një 20-vjeçar, është goditur me thikë dhe ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e stafit mjekësor. Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është një bashkëmoshatar i tij, i cili është identifikuar nga policia, ndërsa po vijon puna për kapjen dhe ndalimin e tij. Ende nuk dihen qartë motivet e sherrit mes dy të rinjve, por policia pritet të marrë në pyetje të plagosurin për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit