Policia e Tiranës ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të mbajtur një protestë më 16 maj, ditën e Samitit të Bashkimit Europian që do të zhvillohet në kryeqytet.
Për arsye sigurie, autoritetet e rendit i kanë kthyer një përgjigje negative opozitës, që kishte thirrur tubimin tek Bulevardi i Ri në orën 17:00.
Vendimi i policisë ka ardhur pasi protesta e thirrur nga Sali Berisha pas humbjes në zgjedhjet parlamentare ishte shumë afër perimetrit të sigurisë të Samitit Europian. Kryedemokrati Berisha ka reaguar në lidhje me këtë, duke theksuar se “Libri i zi i këtyre zgjedhjeve shkruhet me datën 16 në ora 17:00 në Bulevard për të sensibilizuar opinionin publik botëror mbi krimet monstruoze të përbindëshit elektoral Edi Rama, që nuk respekton asnjë rregull, asnjë ligj kombëtar dhe ndërkombëtar për zgjedhjet.”