-sidi education-spot_img
32.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Von der Leyen: BE synon një Kaukaz Jugor të lidhur, paqësor dhe të begatë

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur një vizitë dyditore në Kaukazin Jugor, me ndalesa në Azerbajxhan dhe Armeni, në kuadër të përpjekjeve të BE-së për të forcuar bashkëpunimin politik, ekonomik dhe energjetik me rajonin. Vizita synon gjithashtu nxitjen e stabilitetit dhe thellimin e partneriteteve me vendet e rajonit.

Në Baku, ajo u prit nga zyrtarë të lartë të Azerbajxhanit dhe pritet të zhvillojë një takim me presidentin Ilham Aliyev, ku do të diskutohen marrëdhëniet BE–Azerbajxhan dhe projektet e përbashkëta në tregti, energji dhe transport.

“BE-ja beson në një të ardhme të ndritur për Kaukazin Jugor: të lidhur, paqësor dhe të begatë. Ne duam të ndihmojmë në ndërtimin e kësaj të ardhmeje. Unë jam gjithashtu këtu për të thelluar partneritetin BE-Azerbajxhan, nga tregtia te transporti dhe nga energjia te ekonomia”, shkroi Ursula von der Leyen në platformën X.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit