Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimin e Partisë Demokratike, e cila kërkonte shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Administratës Shtetërore për numërimin e votave të Greqisë.
Partia Demokratike ka kërkuar që të mos numërohen vota e diasporës nga Greqia, duke e konsideruar këtë si shkelje të procedurave.
Ndërkohë Kolegji Zgjedhor, pas shqyrtimit të kërkesës, e ka cilësuar si të pavlefshme kërkesën e PD-së, duke konfirmuar kështu vlefshmërinë e numërimit të votave të Greqisë.