Nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, kryeministri Edi Rama u shpreh se kontinenti tashmë ka një mundësi për të rishpikur veten. Ai kujtoi edhe sulmin ndaj Donald Trump dhe deklaratat e tij se “Zoti e shpëtoi se kishte një plan për Amerikën”, duke thënë se “Zoti, kishte edhe një plan për Europën”.
“Le tu japim të rinjve të Europës, bizneseve të reja, një arsye më të mirë se sa të flasin vetëm për armë. T’i japim arsye për të ndërtuar në tokën Europiane. Beteja jonë duhet të edhe diçka me atë që ne mund të bëjmë për veten tonë, fëmijët tanë.
Ka të bëjë me kurajën për të ndërtuar dhe forcuar besimin. Kur Trump tha se Zoti e shpëtoi se kishte një plan për Amerikën tha vetëm gjysmën e të vërtetës, sepse Zoti kishte një plan edhe për Europën. Të sigurohemi që udhëtimi i Europës të jetë një udhëtim kthim dhe rilindje”, tha Rama.