Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat u shpreh se beteja është e hapur në të gjitha frontet. Berisha tha se kryeministri nuk do ta gëzojë këtë mandat, pasi sipas tij do të përgjigjet për masakrën elektorale.
“Beteja është e hapur në të gjitha frontet, shpejt do të jetë dita kur ambasadat e narkodiktatorit do të rrethohen nga populli që iu shkelmua vota. Rama ka shpalosur armiqësinë më te egër ndaj votës së shqiptarëve.
Këtë mandat nuk do ta gëzojë, dhe do të përgjigjet 1 më një për këtë masakër elektorale që bëri, haptas pa asnjë kufizim”, tha Berisha.