Policia e Lezhës arrestoi 27-vjeçarin Xhejson Seferaj, i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur në datën 5 maj në Lezhë, pasi akuzohet se ka kërcënuar babanë e kandidates për deputete Klotilda Ndreca dhe kreun e PS në Lezhë, Emirjan Lazri.
Sipas njoftimit të policisë, Seferaj, autor i kërcënimit me armë zjarri në Dajç të Lezhës, do të hetohet në gjendje të lirë pas konsultimit me prokurorin.
Materialet procedurale në ngarkim të 27-vjeçarit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për hetime të mëtejshme.