-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KQZ njofton përfundimin e numërimit të votave nga diaspora në 12 qarqe

Kryesoret

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për mbylljen e procesit të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit të ardhura nga diaspora për subjektet zgjedhore, duke përfshirë gjithashtu edhe qarkun e Korçës. Ky përfundim shënon një fazë të rëndësishme të administrimit të votës nga jashtë dhe përmbushjen e një hapi të rëndësishëm në procesin zgjedhor.

Për të gjitha qarqet që kanë përfunduar këtë proces, votat nga diaspora janë numëruar dhe vlerësuar, ndërkohë që vijon puna për numërimin e votave për kandidatët preferencialë në disa qarqe të tjera.

Numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore ka përfunduar për 12 qarqet e vendit.

Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë të hapur) vijon në qarqet:

  • Durrës

  • Tiranë

  • Shkodër

  • Fier

  • Lezhë

  • Dibër

  • Elbasan

  • Vlorë

  • Berat

  • Gjirokastër

  • Korçë

Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë të hapur) ka përfunduar për qarkun Kukës, thuhet në njoftimin e KQZ.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit