-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia: Elvis Roshit iu sekuestrua celulari, fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish

Kryesoret

Policia e Shtetit deklaron se ish-kryetarit socialist të bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi që në zgjedhjet e fundit ishte krah kandidatit të Sali Berishës gjatë kontrollit dhe sekuestrimit të celularit iu gjetën fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish. SPAK është duke hetuar për krime zgjedhore.

“Operacion në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, kontroll fizik dhe në banesat e 5 shtetasve të dyshuar. Sekuestrohen fatura, kupona nafte, lista zgjedhësish, DVR, pistoletë manovër dhe 5 telefona celularë. Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerët e BKH-së, në funksion të procedimit penal nr. 82, i vitit 2025, ekzekutuan vendimin e datës 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollin fizik dhe atë në banesat e 5 shtetasve.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit Elvis Rroshi 50 vjeç, banues në Kavajë, iu bllokua telefoni celular, si dhe në një ambient në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan fatura, kupona nafte dhe lista zgjedhësish. Shtetasve Orges Sinella 38 vjeç, Tak Rroshi 44 vjeç, të dy banues në Kavajë, dhe shtetasit Tauland Hasa 35 vjeç, banues në Qerret, Durrës, Policia u sekuestroi telefonat celularë. Ndërsa shtetasit Mirel Sinella 37 vjeç, banues në Kavajë, Policia i sekuestroi një DVR, kupona nafte dhe një pistoletë manovër. Këta shtetas dyshohen për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe hetimet në kuadër të procedimit penal vijojnë” njofton policia.

Pse SPAK i mori celularin Elvis Roshit?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit