Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail, raportojnë mediat kosovare.
Rastin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.
Në email shkruhej: ‘Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj’.
Ndërkohë ende nuk ka detaje të tjera.