-sidi education-spot_img
20.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundon pas dy orësh telefonata e Trump me Putinin

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vladimir Putinin, me qëllim arritjen e një armëpushimi në Ukrainë.

Telefonata ka zgjatur rreth 2 orë dhe sipas Reuters, Putin ka bërë telefonatën nga një shkollë muzike që vizitoi më herët në Soçi, në brigjet e Detit të Zi. Ndërsa Trump është në Uashington.

Putini e quajti telefonatën “informuese, të sinqertë dhe shumë të dobishme”, raportoi RIA Novosti.

Rusia është e gatshme të punojë me Kievin për një memorandum mbi një traktat paqeje në të ardhmen, citoi Tass.

Gjithashtu Tass raportoi se Trump tha se Rusia favorizon një zgjidhje paqësore të konfliktit, pavarësisht se Moska nisi në mënyrë të njëanshme pushtimin dhe dërgoi vetëm një delegacion të nivelit të ulët të politikanëve të rinj në bisedimet e paqes të së premtes në Stamboll.

Ndërkohë Trump pritet që të flasë edhe me Volodymyr Zelenskyn.

Trump bisedë me Putinin sot, pritet të telefonojë edhe Zelenskyn

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit