-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Shehaj: Votat tona nuk do bashkohen kurrë me Edi Ramën për çfarëdolloj çështje…

Kryesoret

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj u shpreh se votat e partisë që drejton nuk do ti bashkohen Edi Ramës. Shehaj tha se rreziku më i madh i Ramës është drejtësia.

Sipas tij betetja e Edi Ramës në këto 4 vite do të jetë kapja e drejtësisë dhe shpëtimi i vetes së tij nga aferat ku është i përfshirë në këto 12 vite.

“E kam thënë dhe e përsëris; SPAK ka bëtë diçka historike në këtë vend, krahu i djathtë i Edi Ramës është vënë para drejtësisë, por ky është vetëm fillimi. Koha do tregojë se përplasja mes drejtësisë dhe kësaj qeveria është e pashmangshmja. Çfarë kam thënë është se ajo që na ndan nga të gjitha; kurrë votat e partisë sonë nuk do shkojnë kundër SPAK. Votat tona nuk kanë për t’u bashkuar kurrë me Edi Ramën për çfarëdolloj çështjeje…Rreziku më i madh për Edi Ramën është drejtësia, nuk flas për SPAK, nëse në Shqipëri do kemi një drejtësi të pavarur është rreziku më i madh i Ramës ndaj i bëri thirrje popullit për të fituar zgjedhjet.

Kjo do jetë beteja e Ramës në 4 vitet e ardhme, ka një betejë; ajo për të kapur drejtësinë dhe për të shpëtuar veten se nuk ka njëri në Shqipëri që nuk e di që ashtu si Veliaj ishte në krye të çdo afere që ka ndodhur në bashki, Rama është në krye të çdo afere që ka ndodhur në Shqipëri këto 12 vjet”, tha Shehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit