-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj reagon pas 100 ditësh paraburgim: Nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale

Kryesoret

Në një mesazh të publikuar sot, Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pas 100 ditësh qëndrimi në paraburgim. Ai e cilëson ndalimin e tij të padrejtë dhe politik, ndërsa thekson se do të vazhdojë të ndjekë rrugët ligjore për të rifituar lirinë dhe për t’u rikthyer në detyrën e kryebashkiakut të Tiranës.

“Shumë të dashur miq, Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndalimi im i padrejtë dhe arbitrar vazhdon, megjithëse nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale. Si pasojë, po pengohem forcërisht nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës.

Vazhdimi i këtij paraburgimi nuk përbën vetëm një sulm ndaj meje dhe familjes sime, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike, që më janë besuar nga qytetarët e Tiranës. Pavarësisht burgimit mbetem i papërkulur. Çdo ditë që kalon, ma forcon edhe më shumë vendosmërinë. Angazhimi im ndaj Tiranës, ndaj jush, ndaj demokracisë, sundimit të ligjit dhe të ardhmes së Shqipërisë mbetet i palëkundur.

Do të vazhdoj të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të siguruar lirimin tim, në mënyrë që të vazhdoj t’i shërbej qytetit tonë të mrekullueshëm si kryebashkiaku juaj”.

“Me mall dhe dashuri për secilin prej jush”!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit