Sot Shqipëria do të përballet me një mot të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë të pranishme gjatë orëve të para të ditës. Parashikohet që në pjesën më të madhe të vendit të ketë alternime të herëpashershme mes kthjellimeve dhe vranësirave, me mundësi për reshje të herëpashershme shiu, kryesisht në zonat veriore dhe qendrore.
Në Tiranë, pritet një maksimum deri në 24°C, ndërsa temperaturat minimale do të zbresin në 13°C.
Në qytetet e tjera të mëdha si Durrësi, Shkodra dhe Vlora, termometri do të luhatet mes 14-23°C.
Era do të fryjë me intensitet mesatar nga jugperëndimi, me shpejtësi deri në 20 km/h, duke shtuar ndjesinë e freskët në disa zona bregdetare.